SPANJE– Një bandë kriminelësh nga qyteti andaluzian Huelva në Spanjë ka zgjedhur pikërisht zyrën doganore për të kryer punën që e njohin më së miri: për të vjedhur. Dhe, burrat me maska nuk janë kënaqur me pak, por e kanë grabitur në mesnatën e vitit të ri plot një ton drogë hashash.
Ndonëse fqinjët e kishin hetuar aksionin dhe për këtë e kishin njoftuar policinë, banda megjithatë ia ka dalë të largohet e pavërejtur me pesë xhipa.
E vetmja rezistencë që i ishte bërë bandës ka qenë ajo e rojtarit të vetëm që ishte në punë në objektin e doganës. Por, ai ishte neutralizuar shpejt, pa pësuar lëndime, transmeton Albinfo.
Droga që kanë plaçkitur hajnat andaluzianë ka qenë ajo që autoritetet e kishin sekuestruar dhe e ruanin në ndërtesën e doganës në Huelva.