Berisha viziton fëmijën e parë te “Mbretëresha Geraldinë”, garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme
Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë premtimi për këtë fillim të 2013-tës nga kreu i qeverisë Sali Berisha për qyetarët shqiptarë. Deklaratën Berisha e bëri pas vizitës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku i uroi mirëseardhjen fëmijës së parë për këtë vit.
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldina”, fëmija i parë lindi në orën 05:20, është djalë dhe quhet Roi Tola. Shefi i kabinetit qeveritar uroi familjen Tola për ardhjen në jetë të djalit të tyre në ditën e parë të 2013.
Ndërkaq në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet ka qenë vogëlushja Fjona, fëmija i parë i vitit 2013. Fjona e vogël, e lindur nga mamaja Silvana, është banore e Tiranës dhe i dha mirëseardhjen Vitit të Ri rreth orës 00:05 minuta të datës 1 janar 2013-të.
Mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane në në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ të Tiranës, ndërsa bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija lindi me një peshë normale, 2.9 kilogram dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore.