TIRANE – Muret e brendshme të një lokali në Linzë, janë shembur duke shkaktuar panik te personat që ishin mbledhur në të për të festuar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërsa mësohet paraprakisht për një fëmijë të plagosur, ndërsa nuk dihet se sa mund të jetë numri i të lënduarve.
Ndërkaq me të marrë sinjalizim, në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë e zjarrfikëse, të cilët përmes ekipeve të shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave nga lokali, i cikli edhe para pak viteve ishte shembur pjesërisht.





