TIRANË- Një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi është përplasur pasditen e sotme nga një makinë tip Range Rover. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Laprakës, ndërsa policia qw ka mbërritur në vendngjarje deklaron se viktima, ende i paidentifikuar, ka qënë duke udhëtuar me biçikletë në momentin që u përplas nga Range Rover-i me ngjyrë të zezë. 

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmë 60-vjeçarit. 

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit. 

Ky është i disati rast në javët e fundit, që drejtuesit e mjeteve largohen nga vendi i aksidenteve, duke mos dhënë ndihmën e parë për viktimat.