TIRANE – Bashkia e Tiranës premton atmosferë festive dhe një sërë aktivitetesh në prag të ndërrimit të viteve.
Nesër më datë 30 nëntor 2012, në orën 11.00, ansambli i Tiranës do të japë një koncert në sheshin “Skënderbej”, pranë pemës së Vitit të Ri, të vendosur nga bashkia.
Më datë 31 dhjetor, banda e qyteti do të performojë në sheshin “Skënderbej”, sikundër animatorët do të jenë pranë pemës me performancat e tyre.
Momentet e ndërrimit të viteve do të priten në sheshin “Skënderbej” nën atmosferën e mrekullueshme që do të krijojnë DJ, duke nisur nga ora 23:45 për të gjithë ata që duan ta presin Vitin e Ri në sheshin qëndror të Tiranës.
Menjëherë pas numërimit tradicional mbrapsht deri në ardhjen e Vitit të Ri, Bashkia ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarresh.





