BULQIZË – Një fëmijë 12-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke varur veten pas një grindjeje me babain e tij.
Ngjarja shokuese ka ndodhur sot në Bulqizë, në komunën Gjoric. Sipas policisë, fëmija me inicialet A.Ll është grindur me të atin për ti blerë dhurata për festën e Vitit të Ri. Babai i fëmijës i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi për festat e fundvitit, nuk pranoi ti blejë lodrën. Pak orë më pas trupi i të miturit është gjetur i varur me litar në një shtëpi të braktisur.
Policia dyshon se i mituri eshte vetevarur. Gjithsesi efektivët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa po hetojnë dhe në pista të tjera





