TIRANË – Kompania ALEAT nuk do të kryejë asnjë procedurë për pasaporta biometrike dhe karta identiteti në datat 31 dhjetor si edhe në 1 e 2 janar të vitit 2013. Në një njoftim të gjendjes civile thuhet se më 31 dhjetor do kryhet inventarizimi vjetor. 

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton shtetasit shqiptarë se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike, ditën e hënë, më datë 31 dhjetor 2012, nuk do të kryejë asnjë procedurë për pajisjen e shtetasve me karta identiteti apo pasaporta biometrike, pasi do të kryejë inventarizimin vjetor”,- sqarohet për qytetarët. 

Mësohet se i gjithë shërbimi i pasaportave do të jete i hapur normalisht ditën e enjte, më 3 janar 2013.