TIRANË – Rreth 700 familje në nevojë të Tiranës, gra kryefamiljare, familje rome, egjiptiane, etj., por edhe pensionistë, kanë përfituar pako ushqimore nga Bashkia e Tiranës. 

Zv/Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, ka shpërndarë sot pako për gratë kryefamiljare. Janë 200 familje në nevojë të drejtuara nga gratë, që kanë përfituar nga një pako simbolike me ushqime, sikundër pako me lojra janë shpërndarë për fëmijët e tyre. 

“Ne duam t’ju bëjmë pjesë të Bashkisë së Tiranës, duke ju uruar Gëzuar!. Si pjesë e shpërndarjes së pakove, për gratë kryefamiljare, ne kemi menduar që të ndihmojmë rreth 200 familje këtë fundvit, sigurisht edhe disa lodra për fëmijët tuaj”, u shpreh ajo. 

Tabaku tha se ndihma e Bashkisë së Tiranës nuk është përqendruar thjesht në këtë fundvit, por ajo ka qenë e përditshme.