VLORE– Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion kundër narkotikëve, duke çuar në pranga 3 persona. Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasit, Ergys Yzeira, Edvin Pane,  të dy nga 26 vjeç dhe banues në Vlorë.

Nga kontrolli i bërë në banesat e tyre është sekuestruar një sasi e konsiderueshme marijuane. Ndërsa, ditën e djeshme sesioni kundër narkotikëve ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Florjan Dako, 26 vjeç, i dënuar edhe më parë.

Nga një raport i publikuar nga Polica e Vlorës janë arretaur150 persona për prodhim e shitje të narkotikeve dhe janë sekuestruar rreth 7 tonë e 34 kg drogë, rreth 10 herë më shumë se viti 2011.