TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka vizituar sot çerdhen e “Engjëjve” në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet ku shpërndau dhurata për fëmijët e vegjël. 

Basha theksoi se janë mbi 3 mijë dhurata që janë shpërndarë për fëmijët e çerdheve në këtë fundvit, ndërsa falënderoi bankën “Credins” për ndihmën e çmuar që dha në sigurimin e pakove të dhuratave. 

“Meritë të vecantë ka banka “Credins”, tha Basha gjatë nj prononcimi për mediat. 

Sipas kryebashkiakut, gjatë një viti në Tiranë janë rikonstruktuar 7 cerdhe, ndërsa gjatë vitit 2013 pritet të rikonstruktohen dhe 10 të tjera.