VLORE– Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 37-vjeçari Genci Shehu, pasi akuzohet për vjedhje të mbetur në tentative. Sipas policisë, Shehu u kap në flagrance duke vjedhur një dyqan me materiale elektrike.
Gjithashtu policia e Vlorës ka arrestuar edhe 23-vjeçarin e shpallur në kërkim, Olsi Koceli i cili akuzohet për kanosje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë Koceli ishte i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.





