TIRANË – Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa shtesa dhe ndryshime në një vendim të vitit 2004 të qeverisë shqiptare “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit", bazuar sipas ndryshimeve të listës së OKB-së. Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka vendosur që në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), të bëhen shtesat dhe ndryshimet në bazë të shtesës së listës së konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talibanët.
Gjithashtu, miratohet çregjistrimi i atyre personave, që janë çregjistruar si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndryshime edhe me shtesa të reja apo çregjistrime të individëve apo kompanive, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ata që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
VENDIMI
Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:1. Në fund të shkronjës “A”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me talibanët”, shtohen personat e renditur në listën “a”, “Lista e shtuar e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talibanët.
2. Nga lista e shkronjës “A”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me talibanët”, çregjistrohen personat e renditur në listën “b”, “Lista e të çregjistruarve nga “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me talibanët””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si persona të çregjistruar nga anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët, me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
3. Në fund të shkronjës “B”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me talibanët”, shtohen kompanitë e renditura në listën “c”, “Lista e shtuar e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talibanët.
4. Në fund të shkronjës “C”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me organizatën Al-Qaida”, shtohen personat e renditur në listën “d”, “Lista e shtuar e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për organizatën Al-Qaida.
5. Nga lista e shkronjës “C”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me organizatën Al-Qaida”, çregjistrohen personat e renditur në listën “e”, “Lista e të çregjistruarve nga “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë, me organizatën Al-Qaida””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si persona të çregjistruar nga anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida, me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
6. Nga lista e shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, çregjistrohen kompanitë e renditura në listën “f”, ““Lista e të çregjistruarve nga “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si kompani të çregjistruara me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.





