Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku doli fitues në garën për kryetar të LDK-së.
Pas përfundimit të numërimit të votave të 328 delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, rezultoi se shumica e tyre kishin votuar për Lumir Abdixhiku, si kryetar të LDK-së.
Në kandidim për të parin e LDK-së ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, derisa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillojë procesi i votimit.





