DURRES– Rreth 900 koli cigare pa pullë fiskale janë bllokuar në doganën e Durrësit.
Autoritetet doganore kanë bërë të ditur se sasia e cigareve kontrabandë është gjetur në një kontenier, i cili kishte mbërritur para disa ditësh në port, por subjekti importues nuk ishte paraqitur për të kryer procedurat doganore.
Burime nga dogana e Durrësit bëjnë të ditur se po punohet për të zbuluar shtetin se nga janë importuar kolitë me cigare pa pullë fiskale.
(Vijon)





