DELVINË- Kapet në flagrancë me armë zjarri pa leje Aleksandër Ruçi, 19- vjeç.
I riu mësohet të jetë vëllai i të kërkuarve për vrasje Bledi dhe Elton Ruçi. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Sarandës të riun, ndërkohë që do merret në pyetje për armën dhe vendodhjen e vëllezërve.
Vëllezërit Ruçi, së bashku me Martin Buzherin prej shtatorit të këtij viti janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për vrasjen e 45 vjeçarit Ardian Beqiri.
Vrasja e 45 vjeçarit ndodhi me 31 gusht të këtij viti pas një konflikti për larje hesapesh mes autorëve të krimit dhe viktimës, i cili mbeti i vrarë nga një breshëri plumbash, në një Bar-Kafe, në Gjashtë.





