AFRIKA JUGORE– Ish presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, do të mbetet në një spital në Johanesburg, edhe gjatë festave të Krishtlindjeve.
Mandela, 94 vjeçar, po mjekohet nga infekcioni në mushkëri dhe operacioni i gurit në fshikëz.
Një zëdhënës i presidentit të Afrikës Jugore, Jacob Zuma, tha se mjekët nuk kanë vendosur se kur Mandela do të lirohet nga spitali, megjithqë ai po ripërtrihet në mënyrë të kënaqshme.
Kryepeshkopi jugafrikan, Desmond Tutu, tha sot se ai ishte lutur për ripërtritjen e shpejtë të Mandelës.
Tutu dhe Mandela janë fitues të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tyre në përfundimin e aparteidit në Arikën Jugore.