Një pjesë e madhe e Britanisë së Madhe është përfshirë nga përmbytjet, situatë kjo që ka detyruar autoritetet vendore të paralajmërojnë banorët për të marrë masat e duhura.
Shirat e dendur kanë shkaktuar ndërprerje të trafikut, ndërkohë që banesat dhe bizneset në jugperëndim të vendit gjithashtu janë prekur nga përmbytjet.
Në zonën e Braunton banorët kanë ndihmuar nëpunësit e urgjencës për të vendosur thasët me rërë. Ndërkohë që zjarrfikësit po heqin ujin nga ndërtesat e përmbytura.
Shërbimet e emergjencës në vend kanë paralajmëruar që situata nuk do të ndryshojë për ditët në vijim, dhe se banorët duhet të përgatiten që të përballen me përmbytje të tëra.