KORCE – Një 17-vjeçar është gjetur sot i pajetë në afërsi të fshatit Bracanj, në Korçë, pranë kufirit me shtetin grek.
Policia e Korçës bën të ditur se 17-vjeçari R.M, banues ne fshatin Dobranj-Devoll, ishte larguar nga banesa prej datës 19 dhjetor, kur familjarët kanë bërë edhe denoncim pranë Komisariatit të Devollit për zhdukjen e tij.
Mësohet se grupi hetimor bëri të mundur këqyrjen e vendit ku u gjet trupi i pajetë i të riut si dhe këqyrjen e kufomës, ku nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 17-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune në trup.
Sipas policisë, dyshohet se i riu ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi, si dhe për shkak të hipotermisë





