TIRANE – Policia e kryeqytetit ndaloi sot dy fëmijë, të cilët u kapën në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në zonën e njohur si “Unaza e Re” në Tiranë. 

Fëmijët e moshës 10-12 vjeç janë kapur nga pronari i banesës, i cili ka telefonuar menjëherë policinë. 

Policia konfirmon se fëmijët kishin hyrë në banesë për të vjedhur, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.