TIRANË- Shoqërohen sërish në polici dy ish-të burgosur politikë. Fatmir Lloci dhe Petrit janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në Komisariatin numër 1. 

Ish- i burgosuri politik, Skënder Tufa, i cili denoncoi dhe bëri publik lajmin thekson se 2 ish- të burgosur pollitik po udhëtonin me motor dhe po shkonin tek shoqata e të përndjekurve në afërsi të “Urës së Tabakëve” në Tiranë, teksa papritur janë ndaluar nga forcat e policisë, sipas tij pa arsye. 

Policia ndaloi dje 3 ish-të përndjekur politikë. Arif Beu, Agim Kollçaku, Fatmir Lloçi, të cilët janë ndaluar paraditen e djeshme nga efektivët e Komisariatit numër 2 dhe janë shoqëruar në Komisariat për verifikim, ndërkohë që më pas janë lënë të lirë.