KIEV– Temperaturat deri në minus 25 gradë Celcius kanë shkaktuar 61 viktima në Ukrahinë.
Një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrahinë tha së nga të ftohtit, 43 persona kanë ndërruar jetë në rrugë, 9 janë gjetur të vdekur në shtëpi, ndërsa 9 të tjerë kanë vdekur në spital.
Sipas parashikimeve meteorologjike ukrainase, temperaturat do të vazhdojnë të ulen, deri në minus 28 gradë Cecius, kryesisht në zonat veriore, qendrore dhe lindore të Ukrahinës.