DURRES-Pasditen e së hënës me datë 17 dhjetor u arrestua në flagrancë shtetasi Teodor Curana, 18 vjeç, banues në Durrës, pasi mesditën e së hënës në orën 12.30, në lagjen Nr.13 Durrës, Sektorin Teuta.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë i është gjetur me vehte një qese me përmbajtje mase të thatë bimore, që për nga karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike Canabis Sativa.
Pas peshimit lënda në fjalë rezultoi në peshën e 4.85 gramëve.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.