Këto janë disa nga dhuratat të cilat padyshim që do ta gëzonin të dashurën tuaj këtë fundvit.

Bizhuteri e shtrenjtë

 

Jo më kot ka dalë shprehja “Diamantet janë miqtë më të mirë të një femre”. Nuk po flasim vetëm për diamante, por dicka me vlerë. Mund të jenë një palë vathë ose një byzlyk, gjithashtu më mirë të jetë dicka e vogël në sasi por cilësore, sesa bizhuteri të ekzagjeruara .

Të brendshme seksi

Për këdo që të dilni, bashkëshorten, ose një shoqen tuaj, të brëndshmet janë gjithmonë të mirëpritura, Zgjidhni dicka seksi por jo tepër erotike. Do të ishtë e bukur dhe një këmishë nate e stilit babydoll.

Orë klasike

Një ide e jashtëzakonshme për të’, për festat e fundvitit është një orë klasike- nuk del kurrë jashtë stilit dhe modës. Një orë e thjeshtë, me rrip lëkurë është ideale për të përditshmen. Nëse dëshironi dicka edhe më të vecantë, atëherë zgjidhni një orë bizhu.

Vathë perla

Dhurata klasike për Krishtlindje ose Vitin e Ri janë dhe vathët perla. Perlat vijnë në forma,masa, ngjyra dhe cmime nga më të ndryshmet, kështuqë mundohuni të zgjidhni dicka që i përshtatet shijes së saj dhe buxhetit tuaj.

Fustan darke

Dhuratë e mrekullueshme për gruan ose shoqen tuaj është dhe një fustan i zi për mbrëmje. Zgjidhni një stil flirtues që është perfekt për festa. Më pas ftojeni atë, në një festë për të pirë dicka ose dhe për të kërcyer.

Rrobëdeshan

Një rrobëdeshan mund të duket dhuratë e mërzitshme, por është një dhuratë që do ta shijojë tërë vitin. Zgjidhni një që është i trashë dhe i butë, në mënyrë që ta mbajë ngrohtë pas dushit ose para gjumit.

Çizme dimërore

Për vajzat fashioniste, jeni gjithmonë në modë më një palë cizme dimërore. Këtë stinë ato janë bërë shumë trend. Por në mënyrë të vecantë, në këtë stinë janë shumë të prefereushme cizmet të stilit UGG. Nëse nuk zgjidhni dot një palë në veçanti, mund ta nxirrni atë në një “ekskursion shopping” për të kuptuar më mirë se cfarë preferon.

Çantë firmë

Do të keni buzëqeshje të garantuara më një cantë firmë. Zgjidhni një cantë lëkure me ngjyra të ngrohta, si kafe cokollatë ose mustardë të errët.

Nga dhuratat teknologjike, mund t’i zgjidhni këto:

Aparat fotografik

Nëse i pëlqejnë fotografitë, udhëtimet dhe momentet familjare, atëherë aparati është dhurata ideale për fundvit.

Laptop

Për femrat në lëvizje, laptopi është dhurata më e mirë që mund ti bëni. MacBook pro është pak i shtrenjtë por është elegant, i shpejtë dhe eficent.

Tablet

Edhe pse nuk gaboni kurrë duke dhuruar një iPad, ka dhe shumë emra të tjerë që ndodhen në treg.

Smartphone

Nëse ka ëndërr një telefon, përgjigja e duhur është iPhone i fundit. Opsione të tjera të mira janë dhe Samsung Galaxy S III ose HTC.

Ja edhe disa ide për dhurata relaksuese, të cilat nuk mund të mos e bëjnë të lumtur një femër.

Qirinj aromatikë

Dhuratat e lira, të cilat janë ideale për cfo femër, duke fillur nga gjyshja deri tek motra, janë qirinjtë aromatikë. Aromat e mira do mbushin dhomën e saj dhe do sjellin paqe dhe qetësi

Bileta për një koncert ose shfaqje

Qoftë për një film, koncert ose një performancë tjetër, merrni dy bileta pr një shfaqjë qe do të jepet së afërmi. Ndoshta ajo zgjedh që me një nga këto bileta t’ju marrë ju me vete.

Një ditë spa

Kush është ajo femër që nuk do të pëlqentë një ditë relaksuese në spa. Kontrolloni në një qëndër që besoni paketat, dhe vendosni cila do të ishte ideale për zonjën tuaj.

Arratisje romantike

Një arratisje e shpejtë me të ëmblën tuaj nuk ka përse të falimentojë bankën. Zgjidhni një prenotim me drekën dhe darkën jashtë qytetit tuaj.

Një ditë pushim

Me presionin e punës dhe familjes, shumë nëna nuk kanë një ditë pushim të plotë. Ditën pas Krishtlindjeve ose vitit të Ri, trajtojeni si një ditë luksoze për të. Lëreni të hajë ushqimet e saja të preferuara, të rrijë gjithë ditën në shtrat, të shikojë shouet e saj të preferuara. Kujdesuni ju për fëmijët, ose për çfarëdo gjëje tjetër. Çdo femër e meriton një ditë për veten e saj, të paktën një herë në vit.