TIRANË– Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë shtetasin Xhulio Veizi, për llogari të drejtësisë italiane. 

Veizi, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge është dënuar në Itali me 30 vjet burg. 

Arrestimi i tij erdhi si bashkëpunim i Interpol Tiranë me zyrën e Interpolit në Itali, ndëkrohë pritet që brenda pak ditësh të bëhet edhe ekstradimi i tij në shtetin fqinj, ku do të vuajë dënimin përkatës.