Në SHBA ende janë të hutuar nga tragjedia në shkollën fillore "Sandy Hook" Newtown, në Konektikat dhe pyetja e madhe që rri pezull mbi shoqërinë amerikane, nuk mund të jetë tjetër përveç 'Përse?'  

Adami ishte grindur me 4 mesuese para masakres 
Sipas raporteve, vetëm një ditë para masakrës, 20 vjeçari Adam Lanza duket se ka qenë në shkollë dhe ka patur një grindje me 4 mësuese, 3 nga të cilat vdiqën të premten, ndërsa e katërta nuk ishte në shkollë atë ditë. Ajo është marrë në pyetje nga hetuesit për të zbardhur sadopak arsyet që e shtynë 20 vjeçarin të bëjë një masakër të tillë. Lanza ka hyrë me forcë në shkollë ditën e premte dhe mësohet se e ka vrarë drejtoreshën në momentin kur ajo po lajmëronte nxënësit në interkom. 

Identifikohet viktimat 
Charlotte Bacon, 6-vjece
Daniel Barden, 7-vjece
Rachel Davino, 29-vjece
Olivia Engel, 6-vjece
Josephine Gay, 7-vjece 
Ana Marquez-Greene, 6-vjece 
Dawn Hochsprung, 47 -vjece
Dylan Hockley, 6-vjec
Madeleine Hsu, 6-vjece
Catherine Hubbard, 6-vjece
Chase Kowalski, 7-vjece 
Jesse Lewis, 6-vjece
James Mattioli, 6-vjec
Grace McDonnell, 7-vjece
Anne Marie Murphy, 52-vjece
Emilie Parker, 6-vjece
Jack Pinto, 6-vjec
Noah Pozner, 6-vjec
Caroline Previdi, 6-vjece 
Jessica Rekos, 6-vjece
Avielle Richman, 6-vjece
Lauren Russo, 30-vjece
Mary Sherlach, 56-vjece
Victoria Soto, 27-vjece 
Benjamin Wheeler, 6-vjec
Allison Wyatt, 6-vjece

Nëna e tij e mësoi Adamin të qëllonte

Më parë ai kishte vrarë edhe mamanë e tij, Nancy Lanza, por ishte kjo e fundit që i kishte futur të birit dëshirën për të përdorur armët. Një ditë ajo e kishte çuar në poligon dhe e kishte mësuar se si të qëllonte me armë zjarri. 52 vjeçarja Nancy Lanza ishte një koleksioniste armësh dhe kishte blerë 5 të tilla, të gjitha të regjistruara në Connecticut. Djali i saj e qëlloi me armë në fytyrë. 

Mësueset e mbijetuara qe shpetuan femijet

Fati i bëri heronj të një tragjedie, që tronditi botën. Mësueset e shkollës fillore në Connecticut, shpëtuan dhjetëra nxënës duke i fshehur ata në dollape, madje disa prej mësueseve vdiqën nga plumbat e Adam Lanz, teksa mbrojtën me trupat e tyre nxënësit vegjël. 
Meriroouz Kristopik, një nga mësueset e mbijetuara tregoi pas ngjarjes: "I futa fëmijët në një dollap dhe iu kërkova të mbajnë qetësi absolute. Iu thashë se një njeri i keq ka hyrë në shkollë”. 
Kanë qenë edhe mësues të tjerë që bënë të njëjtën gjë. "Mendova se të gjithë do të vdesim", me këto fjalë rrëfen hidhur një mësuese e re, e cila arriti të fshehë 15 nxënës në tualetet e shkollës. "Iu thashë atyre se i dua shumë të gjithë. Besova se kjo do të jetë gjëja e fundit që ata po dëgjonin, sepse të gjithë do të vdisnim", tha Keitlingk Roigk, duke mbajtur lotët me vështirësi në një intervistë me ABC. 
Sapo dëgjoi të shtënat e para, mësuesja e kuptoi se diçka shumë e keqe po ndodhte dhe arriti të fshehë 15 fëmijë, të moshës 6 dhe 7 vjeç në WC. Pastaj e shtyu një pjesë të mobiljeve prapa derës, e mbylli atë dhe fiku dritën. "Iu thashë fëmijëve të mbajnë heshtje absolute, nga frika se nëse i armatosuri na dëgjonte, do të na vriste të gjithëve. Iu thashë se kanë ardhur në shkollë njerëz të këqij. Disa fëmijë filluan të qajnë, por u përpoqa t'i qetësoj duke iu thënë se do të kalojë". Një nga fëmijët kërkoi nënën e vet, por një tjetër i dha kurajo atij dhe mësueses: "Unë do bëj karate, do t’ju nxjerr jashtë", tha fëmija. 
Edhe kur të shtënat nuk u dëgjuan më, Roigk nuk i la fëmijët të dalin jashtë derisa të mbërrinte policia. Kur më në fund një polic trokiti në derë, ajo i kërkoi atij të vërtetonte se ishte polic, sepse ende nuk ishte e bindur. "Nëse jeni vërtet një oficer i policisë, ju keni një mënyrë për të gjetur çelës", tha mësuesja. Policia më në fund arriti të hapë derën dhe të nxjerrë fëmijët në zonën e sigurisë, ku ishin mbledhur shokët dhe mësuesit e tyre. 

Banorët e Newtown në zi për viktimat

Banorët e Newtown mbajnë zi për të vdekurit e tyre në kishën Katolike të zonës, turma ishte aq e madhe saqë shumë njerë qëndronin jashtë. "Ne hapëm dritaret dhe kështu ndoshta na dëgjojnë dhe ndjehen të përfshirë", ka thënë prifti Robert Weisz, dhe duke iu referuar prindërve të fëmijëve të vegjël tha: "Ditët e ardhshme do të jenë më të vështira. Unë jam i sigurt se kur njerëzit zgjohen një mëngjes dhe të kuptojnë se një shtrat në shtëpinë e tyre është i zbrazët, atëherë do ta kuptojnë vërtet"… 

Hetimi

Kryehetuesi i cili ka kryer autopsinë mbi trupat e viktimave, ka konfirmuar se të gjitha ishin qëlluar disa herë me një pushkë. "Të gjitha plagët që pashë ishin shkaktuar nga pushka," tha Wayne Carver, duke shtuar se kjo ishte "ndoshta skena me e keqe e krimit", që ai ka parë në 30 vitet e fundit. Në një konferencë për shtyp kryehetuesi tha se deri më tani ka shqyrtuar 7 kufoma. Të gjitha viktimat ishin qëlluar nga 3 deri në 11 herë. 
Të gjithë fëmijët që vdiqën ishin të moshës 6 dhe 7 vjet. Nga 26 viktimat e Adam Lanza, 12 ishin vajza, 8 djem dhe 6 gra. 16 fëmijë ishin të moshës 6 vjeç dhe 4 të tjerë ishin 7 vjeç. Një nga vajzat festoi ditëlindjen e saj të shtatë, katër ditë para ngjarjes.

Presioni mbi presidentin amerikan Barack Obama për të marrë një vendim për kontrollin e armëve po rritet, pas tragjedisë së tmerrshme të së premtes.