DURRËS- Policia e Durrësit ka identifikuar sot viktimën e aksidentit të mbrëmshëm në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë Perikli Jorgoni 76-vjeç humbi jetën mbrëmë në vendin e quajtur mbikalimi i Fllakës, teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës.
Policia sqaroi se personi që ka përplasur të moshuarin është shtetasi Ermal Taruca, i cili udhëtonte në mjetin tip Toyota me targa EIA5521. Policia ka bërë shoqërimin e tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit në tentativë për të kaluar në anën tjetër të saj.
Mbikalimi i Fllakës është bërë shpesh herë burim aksidentesh, pasi shërben si një pikë ku banorë të shumtë presin furgonat e linjës.