TIRANE- Qeveria ka miratuar një fond prej 51 milionësh, i cili do të përdoret për shlyerjen ndaj "Albtelecom"-it të një pjese të detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i ligjit për Statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe personave të verbër, "Për tarifat telefonike dhe për pagesat e energjisë elektrike nga personat me aftësi të kufizuar".
Në një vendim të miratuar dje, qeveria specifikon se likuidimi i vlerës të kryhet mbi bazën e dokumentacionit justifikues, të paraqitur nga "Albtelekom" sh.a. dhe të miratuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.