TIRANE – Në tetorin e vitit të ardhshëm Shqipëria do të organizojë kampionatin botëror të mundjes. Për të diskutuar mbi përgatitjet për këtë aktivitet ka mbërritur në Tiranë ka mbërritur Tzeno Tzenov, zv. presidenti i Federatës Botërore të Mundjes dhe Presidenti i Federatës Europiane të Mundjes.

Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i kushteve të Shqipërisë për të organizuar kupën e botës në Mundje. Kupa do të jetë në tre kategori: stili greko-romak, stil i lirë dhe për femra. 

Shqipëria është në rend të parë për organizimin e veprimtarisë së rëndësishme që do të ketë pjesëmarrës 7 ekipe të çdo kategorie dhe vlerësim gjithashtu i punës së deritanishme të sportistëve tanë.