TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi njëherësh kreu i FRD-së zhvilloi sot një leksion të hapur me studentët e Universitetit Luarasi. Para tyre Topi deklaroi se do të jetë i hapur për pyetje dhe mbi të gjitha do përgjigjet me vërtetësi dhe natyralizëm.
“Kam ardhur edhe sot tek ju për të biseduar hapur. Ju jeni studentë që profilizoheni në një fushë të caktuar, ju siguroj që do jem i vërtetë. E kam ndjerë dhe kam perceptuar politikën që pavarësisht se ka shumë emërtime, ajo mbi të gjitha duhet të jetë e drejtë, e drejtpërdrejtë dhe të marrë në konsideratë aspiratat e të gjitha brezave. Unë kam pasur një shans në jetë, nuk lidhet me presidencën por një shans për të prekur edhe ato përgjegjësi që nuk i merr cdo njeri. Përvecë kënaqësisë së momentit si kreu i shtetit tek ty pastaj dominon vetëm përgjegjësia, lidhet me mjedisin politik,nivelin e demokracisë. Gjatë atyre viteve që unë kam shërbyer si president, të shërbesh tek njerëzit e tu, tek populli yt. Kam pasur sfida por kam fituar edhe eksperiencë. Unë sot jam në krye të një force të re politike dhe besoj që ne kemi një parrullë, FRD pushteti për qytetarët”, komentoi ai.
Duke u ndalur tek politika, Bamir Topi akuzoi politikën aktuale si përgjegjësen e vetme të dështimit për të tretën herë të Shqipërisë për të marrë statusib kanddat në BE. Ne tha ai, jemi bërë të keqët e vetvetes.
“Sot një ditë pas marrjes së një lajmi të hidhur për shqiptarët por sidomos për rinëisë, për shkak të polarizimit të tejskajshëm të politikës. Sot forcat politike duhet të ishin kokëulura, duhet të pranonin dështimin për mosmarrjen për herë të tretë të vendit kandidat. Paradoksalisht Shqipëria merr nota pozitive në raport me fqinjët, por merr nota negative në raport me vetëvetën. Ne jemi bërë të keqët e vetëvetes”.
Topi nënvizoi ndër të tjera se “Gjërat tek ne ngecin për shkaqe subjektive. Neve e keqja na vjen nga një politikë aspak bashkëpunuese që mendon vetëm për pushtetin e individit”, tha ai.