VLORE– Një 33 vjeçare, 6-muajshe shtatzënë ka gjetur vdekjen, pas masakrimit nga burri i saj. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Orikum të Vlorës. 33 vjeçarja Manushaqe Celiku u vra me sqepar nga bashkëshorti i saj Shpëtimi, 35 vjeç.

Familja kishte pak kohë që jetonte në Orikum, pasi ishin zhvendosur nga fshatrat e Librazhdit. Përveç fëmijës në bark, viktima ishte nënë e 2 fëmijëve të mitur 3 dhe 6 vjeç.

Policia bën të ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë sistematike ndaj Manushaqes dhe dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.