Policia e Durrësit parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje dhe arreston në flagrancë kryefamiljarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin P. I., 51 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.