Orë aspak të mira ka kaluar Athina nga pasditja e së martës deri mëngjesin e sotëm. Plot 6 mijë protestues u përplasën me policët pas ngjarjeve të dhunshme të së dielës.
Përplasje, goditje, molotov dhe gaz lotsjellës… Sheshi i Nea Smyrni u kthye në shesh betejë. Fillimisht u rrethua dhe u sulmua një stacion policie, më pas protestuesit u përleshën me policët.
10 policë mbetën të plagosur nga përleshja e dhunshme. Një prej policëve është në gjendje të rëndë, pasi u godit në kokë.
Nga politika, kryeministri Mitsotakis akuzoi kundërshtarët e Syriza si frymëzues të kryengritjes, ndërkohë që dje Greqia regjistroi një nga bilancet më të errëta të COVID-19, plot 3 mijë e 215 raste dhe 46 viktima në vetëm 24 orë.





