Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së trefishtë, të ndodhur ditën e djeshme në Rrogozhinë.
Është shpallur në kërkim nga uniformat blu Albi Juba, ndërsa janë arrestuar edhe 3 të lënduarit, dy vëllezërit Jurgen dhe Ervin Juba si dhe Klajdi Lluca. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për “tentativë vrasjeje”.
Konflikti mes 4 personave ka nisur ditën e hënë për motive banale, ku situata agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe të sendeve të forta.





