Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për shtyp, në pranga kanë rënë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale dhe pajisje në një firmë duralumini në Maminas, Shijak, ku dhe ishte i punësuar si dhe shtetasi A. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.