Ka shkuar në 3 numri i personave të plagosur në fshatin Sinaballaj, të Rrogozhinës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë tre të rinj që kanë mbetur të plagosur, njëri me armë në këmbë dhe dy me sende të forta.

Burime nga policia thanë se Klajdi Lluca ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi është qëlluar me armë.

Ndërkaq dy personat e tjerë të plagosur janë Jurgen dhe Ervin Juba, 24 dhe 28 vjeç, vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin ‘Ergen’ në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Burime bëjnë me dije se të rinjtë e plagosur nuk janë nga Rrogozhina, por nga Peqini.