Horoskopi, 29 nëntor 2015
Dashi
Ditë jo e favorshme për të marrë angazhime, do të hasni pengesa në programet e ditës. Bëni kujdes në ambinte të mbushur me njerëz, mund t’iu humbi ose t’iu vjedhin diçka me vlerë. Keni një kohë të gjatë që gjëran nuk ju shkojnë siç duhet! Nëse jeni në çift dhe ju mungon harmonia e së kaluarës, ju duhet të përpiqeni për të kuptuar se ku qëndron problemi.
Demi
Kjo ditë e diel ju buzëqesh dhe ju fton për t'u çlodhur. Një udhëtim, një darkë apo një birrë me miqtë do të ishte perfekte, për t'u ndjerë mirë dhe të gëzoni shoqërinë e të tjerëve. Nëse ju jeni vetëm dhe jeni të lodhur nga vetmia, një simpati mund të lindë papritur dhe t’ju japë emocione të forta. Ju do të zgjidhni një çështje në të cilën keni qenë shumë të fokusuar.
Binjaket
Ndikimet e ditëve të fundit mund të kenë vënë në provë kreativitetin tuaj. Për këtë arsye, ndjeni nevojën për ngrohtësinë dhe afeksionin e partnerit, për të qenë të sigurtë në strehën tuaj. Rrethanat e sotme do t’ju bëjnë të kuptoni se sa thelbësore është dashuria e vërtetë për të pasur një jetë të mirë.
Gaforrja
Në qoftë se ju zgjoheni keq dhe me një ndjenjë ankthi, mos u bëni merak. Ky është vetëm këndi negativ i Hënës në shenjën tuaj. Efekti nuk do të zgjasë gjatë dhe shumë shpejt në mendjen tuaj do të kthehet lumturia si më parë. Ditë ideale për të zgjidhur një çështje familjare dhe për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës së shkuar. Do të merrni një telefonatë të rëndësishme.
Luani
Një ditë vetëm për veten tuaj. Kjo gjë do t’ju lejojë të relaksoheni dhe të identifikoni nevojat reale. Edhe në qoftë se dembelizmi nuk bën për ju, nuk duhet të shqetësoheni, për shkak se sot nuk është një ditë për shenjën e luanëve. Mundohuni të jeni të organizuar dhe për të mos lënë asgjë pezull. Më mirë të mos ta lini për nesër atë që ju mund ta bëni sot.
Virgjeresha
Ju mund të mbështeteni në një shpërblim të mirë emocional dhe një formë fizike të kënaqshme. Gjëja më e rëndësishme tani është ajo që lidhet me shëndetin dhe pamjen tuaj fizike. Hëna, Jupiteri dhe Plutoni janë në anën tuaj dhe ju tregojnë të zgjidhni drejtimin e duhur dhe të rrisni besimin ne vetvete. Momente të gëzueshme do të keni me miqtë tuaj.
Peshorja
Hëna në shenjën e ujorit për ju nuk është e mirë, pasi kjo ju bën të hutuar, jo praktik, dhe të pavendosur se çfarë të bëni dhe madje nervoz. Nuk do të bënit keq duke marrë një ditë pushimi dhe të relaksoheni. Edhe në qoftë se partneri juaj është fajtor për diçka të vogël që mungon, kjo nuk do të thotë që ta qortoni atë. Bëhuni me i arsyetushëm dhe konsensual.
Akrepi
Nëse dita juaj, ju shkon shumë mirë, merita më e madhe i shkon Hënës në pozicion të favorshëm për ju. Në garë mund të luani me shkathtësi lojën tuaj me dy porta. në rast se jeni i pavendosmër, kjo gjë do t’iu kalojë. Udhëtime, kontakte të rëndësishme, programe të kënaqshme do ta mbushin ditën tuaj. Nëse jeni beqar, dikush është duke pritur për ju që të bëni hapin e parë.
Shigjetari
Qielli sot ju kërkon për të mbajtur një sekret, përpiquni të mos ta zhgenjeni atë, veçanërisht në qoftë se përfshin një mikun tuaj. Një mjegull e lehtë që mbulon mendjen tuaj, në kufijt që ndajnë fantazinë dhe realitetin ju bën të ndiheni si në ëndërr. Një darkë e bollshme ju pret, por bëni kujdes duke mos e tepruar me pijen. Kujdes gjithashtu dhe me drejtimin e mjetit.
Bricjapi
Ditë shumë interesante, me Hënën në opozitë që çorienton dhe ju ngatërronë. Për fatin e mirë tuaj, jeni i pregatitur që ti përballoni situatat që do të përballeni. Do t’iu vijë në mendjen një zhgënjim për një mik, që vinit dorën në zjarr, mos u shqetësoni. Tundimet, dobësitë dhe gënjeshtrat mbizotërojnë në marrëdhënien ne çift, duhet të bëni kujdes dhe të jeni i sinqertë me partnerin tuaj që të mos e zhgënjeni.
Ujori
Kjo ditë mund t’ju ofrojë një mundësi të mirë për të dhënë rrugë të lirë krijimtarisë dhe imagjinatës, por të jeni të kujdesshëm për të qenë praktike. Mos u rrëmbeni, por mundohuni të gjeni mundësit më të mira, që do t'ju japin kënaqësi më shumë se sa kishit menduar. Për t'u kujdesur për shëndetin tuaj ju duhet një terapi e re, duke dëgjuar këshillat e një eksperti në mjekësi.
Peshqit
Në sajë të Hënës në pozicionin e duhur, dita do të ketë një humor të mirë. Kujdes! Një pakujdesi e vogël mund të prishë planet tuaja. Besojini një miku tuaj të besueshëm dhe do të bëni zgjidhjen e duhur. Nëse keni ndërprerë ushtrimet tuaja fizike është momenti për të rifilluar përsëri. Kujtoni gjithmonë një shprehje popullore të vlefshme, "Mendja e shëndoshë në trup të shëndosh”. Takime interesante për beqaret.
/portali DurresLajm/





