28 nëntor 2015 – Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë ka publikuar një klasifikim të shkollave më të mira dhe më të dobëta në Tiranë.

Shkolla e Mesme më e mirë në Tiranë aktualisht është “Sami Frashëri”, e ndjekur nga “Petro Nini Luarasi” dhe “Qemal Stafa”.

Shkolla part ­time “Kostandin Kristoforidhi”, ka një mesatare notash shumë të dobët, 5,9. Ajo është gjithashtu edhe kampione për numrin e madh të mungesave. 76 përqind e nxënësve të saj ngelën në maturën shtetërore të këtij viti.

/portali DurresLajm/