27nëntor 2015 – Oksana Bobrovskaja, anëtare e partisë së Putinit në Rusi, u hodh në erë gjatë kohës kur bënte seks në makinë me bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Novosibirisk, pak metra larg zyrës së 30-vjeçares, ndërsa po kalonte çaste intime me të shoqin, ish ushtarak, në makinën e saj “Toyota”.

Hetimet kanë nisur për këtë ngjarje, por paraprakisht është rrëzuar pista e një atentati terrorist. Më tepër policia po heton për një vetëflijim i provokuar nga burri xheloz për politikanen e re, konsideruar si fytyra e partisë “Rusia e Bashkuar”, e presidentit Vladimir Putin. Çifti la jetimë një vajzë vetëm 4 vjeçe.

/portali DurrësLajm/