27 nëntor 2015 – Natyra e njeriut është e ndërtuar në atë mënyrë që të ketë frikë. Por jo të gjithë përjetojnë të njëjtën gjë dhe në të njëjtën mënyrë. Frikërat dhe llojet e tyre janë të ndryshme, dikush ka shumë frikë dikush ka më pak. Por frikërat mund të bëhen më të forta dhe të kthehen në fobi.

Fobia është një frikë iracionale (e paarsyetuar), një lloj çrregullimi i ankthit që shkakton tmerr tek njeriu fobik, sa herë që përballet me objektin e frikës, transmeton Anabel.

Edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të cilat nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë që mund të japin frikë, si kllounët, kërpudhat apo mjekra! Por cilat janë fobitë që mund të zhvillojë secila shenjë horoskopi?

Dashi: Atelofobia, fobia ndaj të mos e bërit diçka siç duhet ose nga të mos qenit mjaftueshëm i aftë në gjithçka.

Demi: Metatesiofobia, frika ndaj ndryshimit.

Binjakët: Eremofobia, frika ndaj vetmisë.

Gaforrja: Agorafobia, frika ndaj vendeve të hapura me shumë njerëz, ose frika nga largimi prej një vendi ku ndihen të sigurtë.

Luani: Zelofobia, frika ndaj xhelozisë.

Virgjëresha: Ataksofobia, frika ndaj rrëmujës (parregullsisë, papastërtisë)

Peshorja: Decidofobia, frika ndaj të marrit të një vendimi

Akrepi: Mykofobia, frika ndaj kërpudhave

Shigjetari: Klaustrofobia, frika ndaj vendeve të mbyllura

Bricjapi: Koulrofobia, frika ndaj kllounëve.

Ujori: Arakibutifobia, frika se ushqimet në formë kremi mund të ngjiten në qiellzën e gojës.

Peshqit: Proditiofobia, frika ndaj tradhëtisë nga ana e njeriut të zemrës.

/portali DurresLajm/