27 nëntor 2015 – Pensionisti i italian, i cili para një muaji vrau të riun shqiptar Gjergj Gjoni, me pushkë  pasi dyshonte se po vidhte në shtëpinë e tij, mësohet se po i futet politikës. Francesco Sicignano, kandidon si këshilltarë komunal në listat e Forza Italia të Silvio Berluskonit, në zonën e Vaprio d’Adda, Milano.

Vrasja e shqiptarit solli debate edhe në rrafshin politik. Kryeministri Matteo Renzi ka deklaruar se nuk mund të bëhet hero një person që ka vrarë, pa u dhënë ende një vendim nga gjykata, “pasi ai ka vrarë”. 

Lideri i Lega Nord Matteo Salvini është shprehur se pensionisti duhet nderuar dhe jo të hetohet.

/portal DurresLajm/