27 nëntor 2015 – Është në mes të rikthimit të saj pas 3 vitesh duke qëndruar larg qendrës së vëmendjes. Por pavarësisht se Adele u shkëput për një kohë të gjatë nga muzika, kjo nuk do të thotë se ajo nuk fitonte shuma të mëdha parash çdo ditë, megjithëse nuk bënte asgjë.

Statistikat tregojnë se këngëtarja britanike ka fituar vitin e kaluar 17 milionë paund, edhe pse nuk punonte. Ajo ishte në shtëpi së bashku me partnerin e saj Simon Konecki duke u kujdesur për djalin, dhe të ardhurat e 27-vjeçares, sa vinin e shtoheshin.

Të dhënat e kryera këtë javë nga “Companies House”, tregojnë se vitin e kaluar Adele ka fituar 16.996.737 paund, që do të thotë 46.566 paund në ditë.

/portali DurresLajm/