Vazhdojnë lëkundjet e tokës në zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa në Greqi.
Një tjetër tërmet me madhësi 4.2 të shkallës rihter ndodhi në orën 18.36 të ditës së sotme me epiqendër 15 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Larisës, në pikën ku ka pasur aktivitet të fortë për 24 orë.
Instituti Gjeo-dinamik njoftoi fillimisht se dridhja sizmike kishte një intensitet prej 3.9 rihter, megjithatë pak më vonë e rishikoi atë në 4.2 rihter.
Thellësia e tërmetit ishte 8.1 kilometra ndërsa kohëzgjatja e tij siç transmetohet nga media lokale ishte e shkurtër.





