24 nëntor 2015 – Ajo është hajdutja më e pasur në Britaninë e Madhe. Quhet Kim Farry dhe ka bërë 2 miljonë paund nga “biznesi” që ajo filloi kur ishte rreth moshës 9-vjeçare.

Gruaja 54-vjeçare i ka tajnuar edhe disa nga 6 fëmijët e saj që të vjedhin për të. Ajo që është interesante, është pikërisht ndërgjegjja e saj:

“Unë nuk turpërohem nga ajo, që unë kam bërë, unë jam krenare. Kam qenë e paprekshme. Kam bërë miliona dhe kam një jetë, që shumica e njerëzve normal vetëm mund ta ëndërrojnë”.

Kim pretendon se i është kthyer biznesit të vjedhjes për veten dhe për familjen e saj, që të kenë një jetë më të mirë, edhe pse tre nga fëmijët e saj i janë marrë gjatë qëndrimit të saj në burg.

Ajo refuzon të heqë dorë nga jetesa e saj bujare dhe bën thirrje që t’i ofrojnë një punë të mirë, në qoftëse ajo nuk mund të vjedhë përfitime më të mëdha.

/portali DurresLajm/