24 nëntor 2015 – Skuadra e KEK-ut ka pësuar një shok të vërtetë mëngjesin e së hënës. Autobusi i komunës, të cilin e shfrytëzon klubi, i parkuar në parkingun e stadiumit nuk ishte aty si zakonisht, pasi ai ishte vjedhur.
Të alarmuar me këtë, drejtuesit e klubit kanë lajmëruar policinë, e cila është vënë në ofensivë. Pas disa orësh kërkimesh intensive, është gjendur autobusi në një lokacion krejtësisht tjetër, i dëmtuar në dyer, të cilat janë hapur dhunshëm.
/portali DurresLajm/





