Seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani” është shtyrë zyrtarisht për më 28 shtator, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit.

Mbrojtësit ligjorë kishin depozituar paraprakisht kërkesa për shtyrje, duke e arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre me vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot të përgjithshëm të proceseve gjyqësore.

Në këto kushte, trupi gjykues u detyrua të ndërpresë seancën dhe të caktojë datën e re për vijimin e shqyrtimit të dosjes.