Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur planin e qeverisë për hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri, të cilat do të shtrihen në qytetet e Fierit, Vlorës, Korçës dhe Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në podcast-in “Flasim”, kreu i ekzekutivit sqaroi profilizimin dhe orientimin e këtyre institucioneve të reja arsimore:

Fier: Do të ndërtohet një universitet ekselence i fokusuar në fushën e mjekësisë.

Vlorë: Do të ngrihet një universitet i përgjithshëm me kapacitet më të madh.

Korçë: Institucioni arsimor do të trajtortë në mënyrë të dedikuar teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale (AI).

Tiranë: Do të jetë po ashtu një universitet i profilit të përgjithshëm.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shteti shqiptar do të nënshkruajë një marrëveshje me një rrjet të madh arsimor ndërkombëtar me qendër në Londër. Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë plani i përbashkët për ngritjen e Universitetit të Mjekësisë në qytetin e Fierit.