Pas disa orësh protestë dhe marshim nëpër Tiranë, ka përfunduar protesta e 106-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët e kanë mbyllur marshimin te Kryeministria, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

“Rama, dorëhiqu!” dhe “Nesër më shumë!” ishin ndër thirrjet me të cilat protestuesit përmbyllën tubimin e sotëm.

Gjatë protestës, qytetarët marshuan nëpër rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me slogane kundër qeverisë, kryeministrit dhe drejtuesve të tjerë politikë.

Protestuesit paralajmëruan vijimin e qëndresës edhe në ditët në vijim, deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.