22 Nëntor 2015 – Në moshën 7 vjeçare Luan Ndrevataj është jetim. Ai jeton me familjen e xhaxhait në një nga rrethet e Shkodrës. E gjithë familja e tij është e rrezikuar nga gjakmarrja tashmë prej më shume se 8 vjetësh, kohë kur bai i Luanit vrau një person.

Shtatë fëmijët e Shkurte Ndrevatajt dhe burri i saj nuk dalin nga shtëpia. Vetëm gruaja e shtëpisë ka drejt të dali. Nga që burri i saj, ndodhet nê gjakmarrje ai nuk mund të punojë dhe familja është zhytur në borxhe.

Gjakmarrja teorikisht i kursen fëmijët. Por në Shqipëri kjo ndodhë vetëm nê teori. Pranvera,një vajzë 14 vjeçare asnjëherë nuk ka qenë në shkollë. Tre nga xhaxhallarët e saj janë vrarë me motive gjakmarrje.

Fëmijët e gjinisë mashkull janë të "kursyer" deri në moshën 14 vjeçare. Që nga ajo moshë djemtë janë po ashtu cak i gjakmarrjes, sipas Kanunit sikur mashkujt tjerë të rritur. Vëllezërit e Pranverës,Pashku (17 vjeç) dhe Pali (15 vjeç) po ashtu kurrë nuk kanë qenë në shkollë.

Aleks Ndrea (18 vjeçar),jeton brenda mureve të shtëpisë ,nga gjakmarrja, që nga mosha 11 vjeçare.

Babai i ALeksit është vrarë në vititn 2003 nga gjakmarrja.

Liljana Luani,është njëra nga vullnetaret që jep mësim nëpër shtëpitë e fëmijëve që nuk mund të shkojnë nê shkolla normale sepse kanë “borxhj” gjakun.

Mustafa Daija,65 vjeçar,është një nga ndërmjetësuesit në mes familjeve rivale në gjakmarrje. Por jo gjithnjë ndërmjetësuesit janë vetëm humanitarë dhe bëmirës,shpesh ata përfitojnë mijëra euro nga familjet që kanê vrarë me motive gjakmarrje.

/Burimi Portali online/





