21 nëntor 2015 –  “Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit për sa kohë ne jemi rreshtuar krah vendeve që luftojnë terrorizmin”, këtë deklaratë ka bërë nga Durrësi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ministri zhvilloi një takim në Durrës me përfaqësues të biznesit dhe të tatim-taksave në një prej qendrave tregtare të qytetit. 

“Kemi dëgjuar ankesat e biznesit. Jemi këtu për t’u shpjeguar vendimin e qeverisë, për heqjen e kasave për biznesin me xhiro deri në 5 milionë lekë, dhe uljen në 5% të xhiros për biznesin me xhiro deri në 20 milionë lekë”.

I pyetur nga “DurrësLajm” për çështjen e ditës, pasi shumë sinjale janë vënë re edhe në Shqipëri, krahas vendeve të Europës, me masa të shtuara, Tahiri tha:

“Shqipëria nuk është imune. Masa të shtuara duhet të merren nga bizneset, qendrat tregtare, objektet strategjike prej ujësjellësve etj.”

/K.H. portali DurresLajm/