21 nëntor 2015 – Në nivel të lartë sigurie është tashmë Brukseli që pas sulmeve të një jave më parë në Paris, por autoritetet belge kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të kësaj të shtune. Përmes një deklarate të lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”.

“Në bazë të informacioneve të fundit, qendra ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove.

Autoritetet thonë se vetëm Brukseli është në nivel të lartë sigurie, ndërsa në pjesën tjetër të vendit masat do të jenë të njëjtat.

/portali DurresLajm/